FOTO/Aksident i fortë në Tiranë, përplasen dy makina, njëra përmbyset në rrugë

schedule09:44 - 5 Korrik, 2020

schedule 09:44 - 5 Korrik, 2020

Dy makina janë përfshirë në një aksident rrugor mëngjesin e kësaj të diele në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, pranë kryqëzimit të Porcelanit, në rrugën “Hoxha Tahsin”.

Sikurse mund të shihet edhe nga fotot e publikuara nga LSA, në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes së fortë,  njëra prej tyre është kthyer dhe përmbys. Ndërkohë nuk ka asnjë informacion nëse nga aksidenti ka pasur të plagosur. /abcnews.al