Formimi i qeverisë së re në Itali, Meloni e Salvini takim kokë më kokë për ekipin e ri

schedule20:54 - 28 Shtator, 2022

schedule 20:54 - 28 Shtator, 2022

Giorgia Meloni, e cila është duke punuar aktualisht për formimin e ekipit qeveritar, raportohet të jetë takuar sot me kreun e “Lega-s”, Matteo Salvini në Montecitorio për të bërë një bilanc.

Mediat në vend raportojnë se takimi mes dy liderëve zgjati rreth një orë ndërsa shtohet se Salvini e Meloni shprehën dëshirën për “bashkëpunim dhe unitet.”

Të dy liderët, thuhet në njoftimin e lëshuar, shprehën kënaqësinë për besimin e dhënë nga italianët ndaj koalicionit dhe përsëritën ndjenjën e madhe të përgjegjësisë që sjell ky rezultat.

“Meloni dhe Salvini u takuan për të diskutuar rreth “agjendës së qeverisë dhe Parlamentit, edhe në dritën e situatës komplekse që po përjeton Italia.” /abcnews.al/