Formacioni i yjeve dhe fotoja më e bukur, “ish”-i i Tiranës merr skenën në Maqedoni

schedule16:17 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 16:17 - 18 Dhjetor, 2020

Klismam Cake në qendër të vëmendjes në Maqedoninë e Veriut. Mbrojtësi nga Pogradeci, i formuar si lojtar te Tirana, është pjesë e Struga Trim&Lum dhe këtë sezon i ka luajtur të gjitha ndeshjet (16) si titullar. Madje as nuk është zëvendësuar.

Cake ka shënuar dy gola mjaft të bukur me fanellën e Strugës, ndërkohë që ka dhënë kontributin e tij që gjysmën e parë të sezonit ekipi i tij të renditet në vendin e katërt dhe të mendojë për një kualifikim në kupat e Europës.

 

Formacioni me i mire ne gjysmen e pare te sezonit

Paraqitjet e mbrojtësit nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe “Ekipa.mk” e ka përfshirë në formacionin më të mirë të gjysmës së sezonit. Veç kësaj ai është protagonist edhe në një tjetër përzgjedhje, në foton më të bukur të pjesës së parë të kampionatit në një ndeshje kundër Shkëndijës së Tetovës.  /abcnews.al