“Ford-i” përplaset me trafikndarësen në Durrës dhe përmbyset, plagoset shoferi

schedule14:37 - 31 Tetor, 2020

schedule 14:37 - 31 Tetor, 2020

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Durrës. Siç raporton gazetari Leonidha Musaj, ngjarja është shënuar pak minuta më parë në unazën e Shkozetit.

Mësohet se një makinë tip “Ford” me targa AA568ZO është përfshirë në aksident. Mjeti është përplasur me trafikndarësen e betonit dhe është batuar.

Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur nisu hetimet për zbardhjen e plotë. g.v/abcnews.al