Tetë persona janë vrarë, duke përfshirë tre fëmijë, nga raketat ruse që goditën qendrën e Kramatorskut në Ukrainën lindore. Një restorant dhe një treg u goditën në sulmet e të martës në qytet, i cili është nën kontrollin e Ukrainës.
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për njerëzit e bllokuar nën rrënoja. Të paktën 56 të tjerë u plagosën, sipas shërbimeve ukrainase të urgjencës.
Kramatorsk ka qenë shpesh në shënjestër të raketave që nga fillimi i pushtimit në shkurt 2022.
/abcnews.al


