Forcat ruse sulmojnë autokolonën e evakuimit në Kharkiv, 20 civilë të vrarë, mes tyre 10 fëmijë

schedule13:57 - 1 Tetor, 2022

schedule 13:57 - 1 Tetor, 2022

Rreth 20 persona janë vrarë, mes tyre 10 fëmijë pasi forcat ruse bombarduan autokolonën e evakuimit të civilëve, në rajonin verilindor të Kharkiv të Ukrainës, sipas një zyrtari lokal, shkruan BBC.

Oleh Synehubov tha se sulmi ndodhi në të ashtuquajturën “zonë gri” midis qytetit të çliruar së fundmi të Kupiansk dhe Svatove ende të pushtuar në rajonin fqinj Luhansk.

“Pushtuesit sulmuan civilët që u përpoqën të shpëtonin nga bombardimet. Kjo është mizori që nuk ka asnjë justifikim”, ka shkruar Synehubov në një postim në rrjetet sociale.

Sulmi i raportuar nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. Të premten, 30 njerëz vdiqën kur raketat ruse goditën një autokolonë me civilë në rajonin jugor të Zaporizhzhia, thanë zyrtarët lokalë.

Rusia fajësoi Ukrainën për sulmin.

/abcnews.al