Forca ajrore ruse në Bosnjë-Hercegovinë? Dodik takohet me Putin

schedule12:04 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 12:04 - 1 Dhjetor, 2021

Një përfaqësues i presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodiku është pritur në një takim nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Mediat boshnjake shkruajnë se Dodik është duke kërkuar mbështetje nga Rusia për veprime të mëtejshme me qëllim kolapsimin e shtetit boshnjak përmes kërkesave për tranfer të kompetencave për “Republikën Serbe”.

Ndër  të tjera në artikull thuhet se Dodik ka arritur në Moskë në kulmin e konfliktit me Perëndimin, i cili nuk përjashton sanksionit ndaj Dodikut shkak i veprimeve të tij anti-shtetërore.

Ndër të tjera në këtë media theksohet se Dodik mbështetet në Rusinë dhe Kinën dhe se ai ka thënë tashmë që nuk i intereson për kërcënimet për sanksione nga Perëndimi.

Gjithashtu në një shkrim në medit ruse përmendet dhe opsioni i ndihmës ruse për Republikën Serbe, dhe rikujton se Rusia mund të dërgojë forca ajrore në Bosnje e Hercegovinë sikur që kanë bërë në vitet e 90-ta, si kontigjent paqeruajtës ndërkombëtar. Ato forca ushtarake ruse ishin transferuar në Prishtinë në vitin 1999./abcnews.al