Forbes: 5 mënyra si të ndërtoni markën tuaj personale për një karrierë të suksesshme

schedule09:41 - 4 Maj, 2021

schedule 09:41 - 4 Maj, 2021

Nga Tracy Brower, Forbes

Me gjithë zhurmën përreth, mund të jetë e vështirë të veçohesh veten. Nëse jeni duke kërkuar për një punë, duke rritur rrjetin tuaj ose duke ndërtuar karrierën tuaj, ju doni të jeni të paharrueshëm dhe të krijoni lidhje kuptimplota. Markat e mëdha kanë kuptuar sesi të fitojnë vëmendje dhe ta bëjnë veten të dallueshme, dhe ne mund të mësojmë diçka nga reklamimi i tyre i marketingut që është i rëndësishëm për suksesin.

Vëmendja është një nga burimet më të pakta sot. Pra, si mund ta fitoni atë përmes kakofonisë dhe zhurmës? Një hulumtim i ri nga Universiteti Duke zbuloi se markat e mëdha janë kaq të fuqishme në angazhimin bindës, sa mund të ndikojnë në lumturinë në martesë dhe partneritet. Ne mund të mësojmë nga mënyra sesi markat krijojnë një lidhje kaq të rëndësishme emocionale.

Besueshmëria juaj është gjithashtu kritike. Një studim rreth perceptimit të vlerës është intrigues: Kërkimet në Universitetin e Bonn zbuluan kur njerëzit mendonin se vera ishte e shtrenjtë, ata e vlerësuan atë dukshëm më mirë sesa kur menduan se çmimi ishte më i ulët. Ne gjithashtu mund të mësojmë nga kjo. Kur njerëzit e perceptojnë vlerën tuaj, ka më shumë gjasa që t’ju kujtojnë dhe t’ju zgjedhin për të gjitha llojet e mundësive.

Këtu janë 5 këshilla sesi të ndërtoni markën tuaj personale:

1. Jini gravitues

Së pari, krijoni lidhje dhe raporte emocionale. Një nga aftësitë kryesore për të ardhmen e punës do të jetë aftësia juaj për të ndërtuar marrëdhënie të thella shpejt, shpesh përmes mjeteve virtuale. Bëhuni dikush që të tjerët duan ta kenë pranë duke qenë optimist dhe energjik. Pozitiviteti është magnetik dhe ne duam të jemi pranë të tjerëve që krijojnë një atmosferë pozitive.

Dëgjoni të tjerët, akordohuni dhe investoni për të mësuar rreth tyre. Ndërtimi i markës suaj është ironikisht më pak për ju dhe më shumë për të tjerët. Demonstroni përulësi dhe shmangni arrogancën. Jini gravitues dhe tërhiqni njerëzit drejt jush duke mbështetur sinqerisht të tjerët. Kërkimet zbulojnë se njerëzit zgjedhin kompani dhe marka bazuar në atë sesa kontribuojnë në komunitete dhe demonstrojnë ndërgjegje shoqërore. Marka personale është gjithashtu e tillë. Nuk ka të bëjë me ju, ka të bëjë me mënyrën sesi hyni në marrëdhënie me të tjerët dhe kujdeseni për ta dhe për ta.

2. Jini të guximshëm

Ndonjëherë mund të jetë e vështirë të vendosësh veten atje, por efektiviteti në markën personale kërkon që ju të flisni, të merrni një qëndrim dhe të ecni përpara me besim. Markat më të suksesshme janë të dukshme dhe të paharrueshme sepse ato e çojnë markën përpara me ëndje, informon abcnews.al.  Për njerëzit, shprehja “fake it until you make it” vlen këtu. Ju mund të mos i keni gjërat të kuptuara të gjitha dhe mund të mos ndiheni gjithmonë të sigurt ne vete, por mund të mësoni ndërsa ecni përpara. Shqetësohuni më pak për përsosmërinë dhe përqendrohuni në përparimin. Mundësitë më të mira vijnë duke ndërmarrë hapa në fusha që nuk i njihni dhe duke qëndruar të hapur ndaj mundësive të reja.

3. Jini autentik

Për të ecur përpara me markën tuaj personale duhet të jesh vetvetja.  Siç tha Oscar Wilde, ‘Ji  vetvetja, çdokush tjetër është i zënë”. Sigurisht që ekziston një ekuilibër. Mësoni nga të tjerët dhe kërkoni të imitoni atë që admironi. Por gjithashtu sigurohuni që jeni vërtet ju. Njerëzit do ts njohin kopjen. Disa marka mund të jenë të suksesshme si nokautime, por në përgjithësi, njerëzit duan gjënë e vërtetë. Në marrëdhëniet tona, më shumë na tërheqin ata që janë plotësisht vetja. Përveç kësaj, markat më të suksesshme diferencohen nga të tjerat pikërisht për këtë gjë. Reflektoni për atë që bëni mirë dhe merrni parasysh sesi t’i sillni një vlerë unike. Ndoshta ju keni një aftësi të veçantë për të organizuar projekte ose një talent të veçantë për t’i bërë të tjerët në ekip të ndihen rehat dhe të kenë një eksperiencë pozitive. Përqafoni atë që ju bën të veçantë dhe ju dallon nga turma. Pastaj, ndërto në ato talente.

4. Jini përmbajtësor

Ndërtimi i markës suaj personale duhet të përmbajë gjithmonë substancë dhe besueshmëri. Sigurohuni që keni diçka për të ofruar për sa i përket aftësive dhe talenteve. Kërkoni të mësoni dhe zhvilloheni vazhdimisht. Marka juaj më e mirë personale do të ndërtohet bazuar në vlerën që u shtoni të tjerëve, informon abcnews.al.

Markat e suksesshme japin vlera kohë pas kohe dhe marka juaj personale duhet të jetë gjithashtu e tillë. Bëhu personi të cilit të tjerët gjithmonë mund t’i besojnë për të ofruar punë cilësore dhe që mban marrëdhënie me kalimin e kohës. Kur të jeni, do të përfitoni nga një rrjet i fortë dhe lidhje të qëndrueshme dhe të gjata. Ju do të jeni në gjendje të mbështeteni në lidhjet tuaja të rrjetit sepse ata e dinë që mund të mbështeten tek ju.

5. Jini të parashikueshëm

Si njerëz, ne dëshirojmë qartësi dhe kemi tendencë të shmangim paqartësinë. Këtë e duam edhe në marrëdhëniet tona. Ne priremi të kemi besim dhe raport më të madh me njerëzit. Në përgjithësi, njerëzit nuk i besojnë asaj që nuk e kuptojnë dhe qëndrueshmëria është thelbësore për marrëdhëniet e shkëlqyera. Bëhuni dikush që të tjerët mund të mbështeten dhe të jenë të qëndrueshëm në mënyrën se si ndërveproni, lidheni dhe përballeni, informon abcnews.al. Një hulumtim interesant mbi liderët zbuloi se njerëzit preferonin një udhëheqës që ishte vazhdimisht mediokër nga një i paparashikueshëm. Shumica e marrëdhënieve janë të tilla. Ne duam të bashkëveprojmë me njerëz tek të cilët mund të mbështetemi dhe të cilët nuk do të demonstrojnë ndryshime të egra në mënyrën sesi ata ndërveprojnë. Markat e kuptojnë këtë. Ju shkoni në restorantin që ju jep ushqim të shkëlqyeshëm çdo herë. Ju zgjidhni produktin, cilësia e të cilit është gjithmonë e mirë. Ju shkoni te floktorja e cili nuk ju bën asnjëherë prerje të keqe flokësh. Për të ndërtuar markën tuaj, jini konsistent.

Me pak fjalë, suksesi juaj do të bazohet në marrëdhënie autentike dhe ndërveprime domethënëse. Të jesh vetvetja, të sjellësh vlera të vërteta dhe të jesh dikush që të tjerët duan ka kenë pranë, të gjitha janë pjesë e magjisë. Nuk ka asnjë formulë për markë personale, por përkundrazi është një mendim të vlerësosh të tjerët, të investosh në marrëdhënie dhe të jesh më i miri. Kjo është qasja që në fund të fundit do t’ju veçojë dhe do të kapë vëmendje pozitive./e.b-abcnews.al