Paulo Fonseca është ndalur te Marash Kumbulla dhe Edin Dzeko në konferencën për shtypin para sfidës së nesërme ndaj Hellas Verona në transfertë (20:45), ndeshje e vlefshme për javën e parë të sezonit të ri në Serie A.
“Marashi ka zhvilluar vetëm dy seanca stërvitore me ne. Do të jetë pjesë e grupit, por nuk mendoj se është plotësisht gati për ndeshjen e nesërme. Ai duhet të kuptojë stilin tonë të lojës, është një mënyrë ndryshe nga ajo me të cilën është mësuar.
Jam i kënaqur me të, më duket një djalë shumë inteligjent dhe i ka kuptuar të gjitha çfarë i kam shpjeguar. Dzeko? Edin do të luajë ndaj Hellas. Për momentin është pjesë e Romës dhe nuk ka sens të flas në lidhje me këtë çështje“, deklaron Fonseca. /abcnews.al