Fokusi është Kane, Manchester United ka edhe dy alternativa nëse anglezi nuk arrihet

schedule10:22 - 31 Mars, 2023

schedule 10:22 - 31 Mars, 2023

Manchester United, pas largimit të Cristiano Ronaldos, nuk ka pasur një sulmues natyral qendror, por shpesh ka aktivizuar Rashford si të tillë.

Për sezonin e ardhshëm, objektivi për këtë repart është sulmuesi anglez i Tottenham, Harry Kane. Numri 9-të i Spurs duket se do të largohet në fund të sezonit dhe “Djajtë e Kuq” duan të tentojnë transferimin e tij, pavarësisht shifrës së kartonit.

Gjithsesi, nëse ky transferim dështon gjatë merkatos së verës, drejtuesit e United kanë menduar edhe për dy alternativa të mundshme. I pari është sulmuesi i talentuar francez i Frankfurt, Kolo Muani dhe tjetri është ylli që po tërheq vëmendjen e të gjithë Evropës, danezi i Atalantës, Rasmus Hojlund./h.ll/abcnews.al