Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

schedule12:03 - 3 Qershor, 2026

schedule 12:03 - 3 Qershor, 2026

Ekonomia shqiptare mbetet e qëndrueshme pavarësisht  konfliktit në Lindjen e mesme. Një delegacion i fondit Monetar Ndërkombëtar  ka zhvilluar një takim me Guvernatorin Sejko ku ka theksuar se rritja e aktivitetit ekonomik  në vend është e lidhur me  uljen e papunësisë dhe kushtet e favorshme financiare.

“Ekonomia shqiptare vijon të tregojë qëndrueshmëri të mbështetur nga rritja e aktivitetit ekonomik, zhvillimet pozitive në tregun e punës dhe kushtet e favorshme financiare”, tha FMN.

Mbiçmimin e lekut ndaj valuatave të huaja Fondi Monetar Ndërkombëtar e konsideron një zhvillim të lidhur me qëndrueshmërinë e ekonomisë. Aktualisht një euro po këmbehet me rreth 95 lekë.



“Forcimi i Lekut është një fenomen i përcaktuar nga përmirësimet strukturore në ekonominë reale dhe një regjim i lirë i kursit të këmbimit është i dobishëm dhe sjell përfitime për ekonominë shqiptare”, shtoi Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Guvernatori  Gent Sejko prezantoi delegacionin me  zhvillimet më të fundit ekonomike të vendit, duke u fokusuar në ecurinë e çmimeve, zhvillimet në sistemin financiar e bankar, si dhe pritshmëritë lidhur me treguesit ekonomikë në të ardhmen.

Kreu i bankës Qendrore theksoi se politika monetare mbetet e angazhuar t’i ofrojë ekonomisë shqiptare kushte të përshtatshme monetare për kthimin e inflacionit në objektiv.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!