Florida pret në ankth uraganin “Ian”, fillon evakuimi i 2.5 milionë banorëve, pjesa tjetër në shtetrrethim

schedule11:18 - 28 Shtator, 2022

schedule 11:18 - 28 Shtator, 2022

Banorët në Florida po përgatiten me ankth për valët e baticës kërcënuese për jetën, përmbytjet dhe erërat, ndërsa uragani Ian afrohet.

Stuhia tashmë ka goditur Kubën perëndimore dhe pritet të intensifikohet përpara se të zbresë në Florida.

Rajoni i Gjirit Tampa, i cili është shtëpia e më shumë se tre milionë njerëzve, është ndër vendet më të cenueshme në SHBA nga përmbytjet e rënda.

Rajoni mund të shohë goditjen e tij të parë të drejtpërdrejtë nga një uragan i madh që nga viti 1921

Uragani Ian – aktualisht një stuhi e kategorisë së tretë, me erëra deri në 195 km/h- parashikohet të fitojë forcë ndërsa lëviz drejt veriut në Florida, duke kaluar rrugës mbi ujin e ngrohtë të Gjirit të Meksikës.

Tornadot janë parë në Floridan jugore, tha Shërbimi Kombëtar i Motit, ndërsa Ian i afrohet bregut. Erërat mund të arrijnë deri në 140 mph para se të zbresë në tokë.

Më shumë se 2.5 milionë banorë të Floridës në një numër qytetesh bregdetare kanë filluar të evakuohen, me policinë që shkon derë më derë në disa zona dhe u lutet njerëzve që të largohen. Kryebashkiaku i Tampa Bay, Jane Castor tha se qyteti do të zbatonte gjithashtu një shtetrrethim për banorët e mbetur. /abcnews.al