Flijimi në qeli, babai i 4 fëmijëve ishte arrestuar në dhjetor, gjykata kaloi çështjen për gjykim

schedule13:46 - 22 Shkurt, 2020

schedule 13:46 - 22 Shkurt, 2020

43-vjeçari Bilbil Hasani, që u vetëvra në tualetin  e burgut 313 në kryeqytet po mbahej në qeli për vjedhjen e një portofili. Babai i 4 fëmijeve të mitur është arrestuar në flagrancë më 8 dhjetor të vitit të kaluar pasi i kishte vjedhur A.Dedës portofolin që kishte brenda shumën prej 15 200 lekë dhe dokumente të tjera, teksa udhëtonte në autobusin e linjës së Stacionit të Trenit.

Pasi ka konstatuar këtë fakt, Deda është vënë në ndjekje të autorit, i cili në vrap e sipër e ka hedhur portofolin dhe pak më pas e ka kapur në flagrancë. Ka qenë Deda ai që ka njoftuar policinë duke  e mbajtur 43-vjeçarin deri sa mbërritën unifomat blu. Ndaj 43-vjeçarit është ngritur akuza për vjedhje dhe gjatë seancës për caktim të masës së sigurisë Prokuroria ka kërkuar që ai të lihet në burg, kërkesë kjo që është pranuar edhe nga gjykata e Tiranës. Masa “arrest me burg” ndaj tij është vendosur nga gjyqtari Ardian Kalia.

Disa javë pas arrestimit është zhvilluar edhe séanca paraprake, ku togat e zeza kanë vendosur që të kalojnë çështjen për gjykim. Familjarët e tij kanë pretenduar se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor duke kundërshtuar mbajtjen e tij në burg.

Bilbil Hasani rezulton pa probleme të mëparshme për drejtësinë shqiptare. Inspektori I lartë I drejtësisë Artur Metani ka bërë të ditur se rasti i 43-vjeçarit do të verifikohet për të zbuluar nëse ka patur vonesa në veprimet procedurale hetimore apo gjyqësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!