Flamurtarit i duhet vetëm fitorja në ndeshjen e Superligës ndaj Kamzës, por trajneri Duro nuk është plotësisht i sigurt. Drejtuesi i vlonjatëve thotë se jo gjithçka është në dorën e lojtarëve të tij. Momenti nuk është nga më të mirët. Flamurtari ka harruar të fitojë ndeshjet në Superligë, ndonëse nuk ka qenë plotësisht i tij, veçse kjo duhet të ndryshojë. Në radhë është përballja me Kamzën në Vlorë, aspak e lehtë ndaj një kundërshtari që po paraqitet mirë në kampionat. Trajneri i vendasve, Shpëtim Duro, e di mirë se në futboll, në fund të fundit duhen rezultatet, sidomos brenda fushe. Gjithsesi, ai nuk mundi të mos komentonte edhe atë që e quan një problem të madh, jo vetëm për Flamurtarin, por edhe për çdo ekip. Flamurtari dhe Kamza kanë pikë të barabarta, nga 9, pas 6 javëve të para të sezonit në Superligë.
Flamurtari kërkon fitoren ndaj Kamzës në Vlorë, i druhet gjykimit: Arbitrat kanë ndikuar
schedule17:19 - 21 Tetor, 2017
schedule 17:19 - 21 Tetor, 2017