Flamurtari i bën gjëmën Ballkanit, triumfojnë Drenica e Feronikeli

schedule16:04 - 9 Mars, 2020

schedule 16:04 - 9 Mars, 2020

Befasia e madhe ka ndodhur sot në Prishtinë, ku Flamurtari ka mposhtur skuadrën e Ballkanit me rezultatin e ngushtë 2-1. Kuqezinjtë dalin për momentin nga zona e rënies, kurse kryesuesit nga Suhareka e shohin Dritën vetëm një pikë poshtë tyre, kurse Gjilani e Prishtina kanë nga tre më pak.

Shala e ndëshkoi fillimisht Ballkanin, kurse më pas realizoi edhe Kabashi. Në fund ishte Mirlind Daku që i ngushtoi shifrat, por ishte shumë vonë për skuadrën mike. Flamurtari i Prishtinës e ruajti epërsinë dhe mori pikët e plota, në një nga ndeshjet më të vështira.

Sot kanë festuar edhe Drenica e Feronikeli, që mundën respektivisht Dukagjinin dhe Vushtrrinë. Drenica madje ia doli me përmbysje, pasi Arifaj u shënoi pas 13 minutash lojës. Muleci barazoi shifrat, kurse Argjend Mustafa realizoi dy golat që i dhanë fitoren skuadrës së tij. Kampionët në fuqi nuk e diskutuan ekipin nga Vushtrria. Ilir Berisha shënoi që në të 18’, kurse Mevlan Zeka i dha fund ndeshjes me golin e dytë. /abcnews.al

 

 

Renditja