Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe toke në zonën e unazës jugore të Elbasanit, duke mobilizuar menjëherë forcat zjarrfikëse për vënien e flakëve nën kontroll.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë ndërhyrjes së efektivëve janë dëgjuar disa shpërthime të ngjashme me plasjen e fishekëve, çka ka rritur nivelin e rrezikut në zonë. Ende nuk dihet me saktësi burimi i këtyre shpërthimeve.
Në vendngjarje ndodhen edhe efektivë të Policisë, të cilët kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për të garantuar sigurinë, si dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë punën për shuarjen e plotë të zjarrit dhe verifikimin e shkaqeve që çuan në përhapjen e flakëve.



