Flakët përfshijnë një banesë në lagjen 1 të Durrësit  

schedule09:40 - 11 Shkurt, 2019

schedule 09:40 - 11 Shkurt, 2019

Një banesë në katin e katërt të një pallati në lagjen nr. 1 të qytetit të Durrësit u përfshi nga flakët. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por sipas policisë zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë sobë që ka qenë ndezur. Një grua e moshuar që ndodhej aty brenda u nxorr nga zjarrfikëset dhe ajo kishte pësuar dëmtime të lehta. 80 vjeçarja u dërgua në spital nën kujdesin e mjekëve. Zjarrfikëset mbërriten me shpejtësi dhe benë lokalizimin dhe shuarjen e flakëve./abcnews.al