Fitoi betejën me Covid-19, Rama nxjerr videon e pacientes: Spitali nuk ishte si në TV! Ngela e kënaqur

schedule11:06 - 27 Nëntor, 2020

schedule 11:06 - 27 Nëntor, 2020

Në datë 2 nëntor nisën shenjat e para të Covid-19 për Mirgena Qoshen nga Kruja. Ajo iu nënshtrua tamponit dhe pas shenjave të lehta u përkeqësua. Fillimisht hezitoi të shkonte në spital por pasi gjendja e saj u rëndua u dërgua në spitalin Infektiv në Tiranë. Në një video të shëprndarë nga kreu i qeverisë Edi Rama ajo thotë se pamja në spital ishte ndryshe nga ajo që flitet në televizor.

“Unë jam Mirgena Qoshja nga Kruja. Isha e sëmurë me Covid. Në datë 2 nëntor nisën shqetësimet e para. Shkova te doktoresha. Në fillim isha mirë dhe pastaj më hypi temperatura dhe shkova në spital Aty më dhanë ndihmën e parë me oksigjen.

Më dërguan te Infektivi, pavijoni i 3. Më bënë dhe skaner. Doktoreshat më vinin njëra pas tjetër. Më kishte në patronazh Esi Duka. Edhe natën vinte, E mora me frikë spitali se dëgjoja në televizor. Po ngela e kënaqur. Nuk ma mori mendja që do shkonin gjërat aq mirë sa do ngrihesha në këmbë”, shprehet ajo.

Një apel për qytetarët e ka edhe bashkëshorti i saj i cili falenderon mjekët që rikthyen sërish në jetë të shoqen. “Unë jam bashkëshorti dhe nga të gjitha komunikimet që kam pas me doktorët kam përshtypje të jashtëzakonshme. I lutem të gjithëve të mos ngurojnë të shkojnë të spitali. Shpëtimtarët sot për sot janë vetëm doktorët. I falenderoj të gjithë që e kanë ndihmuar nusen time dhe sot e kanë kthyer në jetë”, shprehet  ai./mv.abcnews.al