Fiorentina nuk i ndahet Bajramit, ka gati formulën e transferimit të fantazistit

schedule20:25 - 28 Qershor, 2022

schedule 20:25 - 28 Qershor, 2022

Fiorentina është një nga skuadrat që po këmbëngul për shërbimet e Nedim Bajramit. Mesfushori i Empolit zhvilloi një sezon fantastik me toskanët, teksa arriti të shënonte 9 gola, ndërsa asistoi në 7 raste për shokët e skuadrës në 38 ndeshje.

Empoli është gati ta shes yllin shqiptar, por po pret që nga largimi i tij të fitojë 12-15 milionë euro. Në këto kushte skuadra vjollcë po studion të gjitha formulat e mundshme për të tentuar transferimin e fantazistit të kombëtares shqiptare.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, drejtuesit e Fiorentinës i ka ofruar Empolit futbollistin Zurkovski për të siguruar shërbimet e Bajramit, teksa mendohet që së shpejti të fillojnë dhe negociatat mes palëve për mesfushorin 23-vjeçarë. /f.abcnews.al