Finalja me Bilbaon, Ter Stegen: Kujdes, të mos gabojmë si në Superkupë

schedule21:17 - 16 Prill, 2021

schedule 21:17 - 16 Prill, 2021

Barcelona dëshiron të lërë pas krahëve humbjen në El Clasico dhe nuk ka gjë më të mirë sesa ta bësh në një finale Kupe. Ekipi katalanas do të ndeshet me Athletic Bilbao nesër (21:30), finalja e Kupës së Mbretit që do të luhet në “Estadio de La Cartuja” pa tifozë.

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen karikoi shokët e skuadrës në prononcimin për mediat. Këto dy skuadra u ndeshen mes tyre në janar në finalen e Superkupës së Spanjës, takim që u fitua 3-2 në shtesa nga skuadra baske.

Nesër kemi shansin e madh për të fituar trofe. Urojmë të mos përsëritet ajo çfarë ndodhi në Superkupë ndaj Athletic. Ne do të zbresim në fushë për të fituar ndeshjen dhe trofeun. Fitorja do të na ndihmojë për sprintin final në kampionat.

 

Barcelona favorite? Kemi 50% mundësi për të fituar, por kaq ka edhe Athletic. Duhet të zhvillojmë një ndeshje perfekte, jemi të bashkuar për të tentuar fitoren nesër“, theksoi “gardiani” gjerman, një nga pikat më të forta të skuadrës së Koeman. /abcnews.al