“Finalja” e mbijetesës në Kamëz, formacionet zyrtare Kastrioti-Skënderbeu

schedule13:07 - 3 Mars, 2022

schedule 13:07 - 3 Mars, 2022

Kastrioti do të përballet me Skënderbeun në Kamëz në një sfidë e cila është cilësuar si “finalja” e mbijetesës mes dy skuadrave. Ky takim do të luhet në orën 13:45.

Në tabelën e klasifikimit vetëm 1 pikë i ndan skuadrat të cilat janë të pozicionuar anë vendin e fundit të Abissnet Superiores. Korçarët e Migen Memellit pas barazimit me Vllazninë do të kërkojnë fitoren e cila iu mungon prej disa javësh, ndërsa nga krahu tjetër, krutanët e Emiliano Çelës do të kërkojnë të reagojnë pas humbjes me Egnatian në javën e kaluar.

Të dy trajnerët kanë vendosur edhe se cilët do të jenë edhe “luftëtarët” e kësaj përballje të ditës së sotme.

Formacionet zyrtare:

Kastrioti: Sali, Neziri, Selmani, Dida, Rami, Onanuga, Zogaj, Hasani, Okebugëu,  Greca, Kaina. Trajner: Emiliano Çela.

Skënderbeu: Rexhepi, Bajrami, Shehi, Sadriu, Frashëri, Dëumfour, Victor, Zguro, Vangjeli, Mensah, Nikaj. Trajner: Migen Memelli. /f.a/abcnews.al