Finalja e Conference League/ Chelsea dhe Betis luajnë në orën 21:00 në Wroclaw të Polonisë

schedule12:51 - 28 Maj, 2025

schedule 12:51 - 28 Maj, 2025

Njëri kërkon të shpëtojë sezonin, tjetri të shkruajë historinë me trofeun e parë europian.

Chelsea dhe Betis do të diskutojnë mbrëmjen e sote në Ëroklaë të Polonisë, trofeun e Conferencë League, turneu i tretë për nga rëndësia në futbollin e kontinentit të vjetër, por që për arsyet e përmendura më lart, do të thotë shumë për të dy klubet.

Sigurisht, për emrin, financat dhe atë që ka fituar në të shkuaën, Blutë e Londrës janë favoritë absolutë në këtë finale. Pas një nisje të dobët të sezonit, me Enzo Maresca në pankinë, Chelsea ndryshoi pamje, duke siguruar edhe një vend në Champions sezonin e ardhshëm nga Premier League.

Po ashtu, deri tani i ka shpërblyer të gjitha pritshëmëritë në Conferencë League. Por asgjë nga këto nuk do të kishte rëndësi pa fituar trofeun e këtij turneu.

Londinezët vijnë në këtë finale thuajse të plotë, pasi mungesat e vetme të rëndësishme janë ato të hershme të Fofana dhe Mudryk. Krejt i ndryshëm është diskutimi për Betis.

Trajneri Manuel Pellegrini duhet t’I bëjë llogaritë pa lojtarë titullarë si Bejerin, Uilliam Karvajo, Jorente apo Lo Celso, të gjithë të dëmtuar.

Gjithsesi, spanjollët kërkojnë të luajnë shanset e tyre në këtë finale të parë Europiane. Po ashtu, në rast fitoreje, ky do të ishte trofeu i parë kontinental për klubin nga Sevilla.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!