Finalja, Bilbao, gjendja e Leo Messit dhe merkato: Rrëfehet Koeman

schedule18:44 - 16 Janar, 2021

schedule 18:44 - 16 Janar, 2021

Barcelona-Athletic Bilbao është finalja e Superkupës së Spanjës. Dy ekipet do të përballen mes tyre ditën e nesërme (21:00), me synimin për të fituar trofeun e parë sezonal. Roland Koeman foli për mediat përpara kësaj sfide, ku ndër të tjera tha:

Skuadra ndodhet në formë, kemi rikuperuar energjitë dhe djemtë janë të lumtur që do të luajnë këtë finale. Na pret një ndeshje e vështirë ndaj një kundërshtari të fortë, por mjafton të bëjmë lojën tonë për të fituar.

Messi? Dje kreu një stërvitje individuale, ndërsa sot do të bashkohet me grupin. Të shohim nëse do t’ia dalë të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme. Do vendosim nesër në mëngjes, fjala e fundit i takon Leos.

 

Sigurisht që shpresojmë të luajë, pasi kemi me të në fushë kemi më shumë mundësi për të fituar. Leo është numri një në botë dhe padyshim që ekipi është më i fortë me të në fushë.

Duam ta fitojmë këtë Superkupë, është gjithmonë e rëndësishme të fitosh. Eric Garcia? I njoh shumë mirë limitet financiare të klubit. Nëse nuk vjen lojtari, atëherë do të vazhdojmë me këta lojtarë që kemi“, përfundon trajneri i ekipit katalanas. /abcnews.al