Filo pas fitores: Do të punoj për të gjithë pavarësisht bindjeve

12:20 | 01/07/201912:200

Është mbyllur procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Korçës. Fitues është shpallur kandidati socialist Sotiraq Filo me 20831 vota. Ai ka falënderuar të gjithë votuesit, ndërsa ka premtuar se do puinojë për të gjithë pavarësisht bindjeve politike.

“Dëshiroj të falënderoj ata votues që kanë votuar alternativën time dhe dëshiroj t’u them atyre zgjedhësve që votuan kandidatin tjetër në listë, atyre që zgjodhën të mos paraqiteshin, që unë do vazhdoj të punoj me përkushtim në çdo ditë për 4 vitet e mandatit që vjen. Do të punoj për të gjithë banorët pavarësisht bindjeve të tyre”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono