Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Fiksimi i Ramës me kopshtin në Vorë, e reklamon 8 herë

schedule17:59 - 20 Janar, 2021

schedule 17:59 - 20 Janar, 2021

Kopshti “Muçaj” në bashkinë e Vorës është ndoshta më i famshmi në Facebook e qeverisë, ose së paku më i preferuari i Kryeministrit.

Ajo që thotë ministri është e vërtetë. Nuk është hera e parë që Rama inspekton këtë objekt të rindërtuar.

Reklamimi i kopshtit Muçaj në Vorë ka nisur me “Facebook” e kryeministrit në 29 gusht, kur themelet sapo ishin hedhur.



Pak më pas, në 26 shtator, të njëjtin objekt kryeministri e promovoi sërish,  kësaj radhe duke ndarë me ndjekësit projektin 3D.

Në shitjen e punës së qeverisë në këtë kopsht mori pjesë dhe ministrja Elisa Spiropali. Edhe ajo, shpërndau këtë video 3D.

Në 19 tetor Rama ju rikthye prapë këtij objekti.  Kësaj here pa me sytë e tij punimet. Në 11 dhjetor dhe 4 janar përgjegjësja politike e PS-së në Vorë reklamoi me krenari sërish të njëjtën godinë.

Në 8 janar Kopshti Muçaj shkëlqeu prapë në “Facebook” e kryeministrit, teksa ai e shkeli sërish me këmbë këtë të mërkurë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!