Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Pozitiv me kokainë, pezullohet tenisti/ Nick Kyrgios dështoi në testet antidoping në turneun e Mallorca

schedule15:23 - 19 Gusht, 2026

schedule 15:23 - 19 Gusht, 2026

Pasi prej vitesh e kishte shfaqur veten si një nga luftëtarët më të mëdhenj kundër substancave të ndaluara në tenis, Nick Kyrgios e gjen veten në qendër të një skandali doping.

Australiani, i cili njihet për karakterin e tij kontrovers rezultoi pozitiv me kokainë gjatë një kontrolli të zhvilluar më 22 qershor gjatë turneut të Majorkës.

Agjencia Ndërkombëtare për Integritetin në Tenis njoftoi zyrtarisht pezullimin e tij të përkohshëm për një periudhë të pacaktuar, duke filluar. Tenisti i renditur i 13-ti në botë si rezultatin më të mirë në karrierën e tij ka të drejtë të apelojë pezullimin. Por ai ka zgjedhur të ndjekë një tjetër rrugë, pasi ende nuk ka nisur një procedurë ankimimi, duke u mjaftuar me pranimin e fajit dhe me një ndjesë publike.



“Bëra një gabim shumë serioz dhe marr përgjegjësinë e plotë për të. U kërkoj falje tifozëve, familjes, sponsorit dhe të gjithë njerëzve të mi të afërt. Nuk dua të gjej justifikime, por dua të shpjegoj situatën në të cilën u gjenda. Dëmtimet gjatë dy viteve të fundit kanë pasur një ndikim të rëndë tek unë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Trupi im nuk mund të bënte atë që mendja ime priste prej tij, dhe pranimi i faktit se po i afrohem fundit të karrierës ishte më i vështirë nga sa e kisha imagjinuar ndonjëherë”, lexohet në postimin e gjatë të Kyrgios në rrjetet sociale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!