Fieri zonë e nxehtë, i dyti pas Tiranës për numrin e të infektuarve

schedule11:35 - 2 Mars, 2021

schedule 11:35 - 2 Mars, 2021

Fieri mbetet një nga vatrat më të nxehta të Covid në vend, ku renditet i dyti pas Tiranës për numrin e të infektuarve.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton se trendi i infeksioneve nuk ka ndryshuar në këtë qark që nga fillimi i pandemisë, duke bërë që të qëndrojë në hartën e kuqe, të zonave më problematike në vend. Shifrat e 24 orëve të fundit tregojnë se harta e përfshirjes ka prekur të gjitha bashkitë e qarkut të Fierit.

Sa i përket vaksinimeve ende nuk është mbyllur faza e parë për bluzat e bardha. Kjo fazë pritet të zgjasë pasi është vaksinuar vetëm gjysma e stafit mjekësor.

Ka një protokoll të caktuar për bërjen e vaksinës duke qenë se gjysma e mbetur ose është duke kaluar koronavirusin në shtëpi dhe pjesa tjetër e kësaj shifre e ka kaluar Covid por nuk ka kaluar periudhën dy mujore. Mbetet për t’u parë se di do të procedohet hap pas hapi. g.v/abcnews.al