Aksident i trefishtë në aksin Fier – Levan, krijohen radhë të gjata trafiku

schedule12:52 - 30 Qershor, 2022

schedule 12:52 - 30 Qershor, 2022

Një aksident i trefishte ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Fier – Levan, pranë kthesës për në Zhupan. Mësohet se makinat lëviznin nga Qafa e Koshovicës për në Fier dhe për pasojë janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar dëme materiale.

Tre automjetet e përfshira në aksident janë: Opel me targa  AA 498 DE, Toyota me targa  AA 039 TS, Toyota me targa   AB 393 AA

Përplasja e tre mjeteve ka shkaktuar kaos ne qarkullim mjetesh, radha shkon ne drejtim te Fierit dhe ne drejtim te Levanit me afro një kilometër nga dyja anët e qarkullimit. /abcnews.al