Fier, gjendet një person i pajetë në rrugë

schedule09:44 - 6 Gusht, 2022

schedule 09:44 - 6 Gusht, 2022

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Apollonia”, Fier, është gjetur në rrugë, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi D. G., 45 vjeç, banues në Fier.

Nga veprimet paraprake dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al/