Festë për pesë ditë dhe 500 të ftuar, Neymar nuk pyet për pandeminë

schedule09:59 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 09:59 - 27 Dhjetor, 2020

Pandemia globale mesa duket nuk është një arsye për të penguar organizminin e festave nga personalitetet apo futbollistë të njohur. Diçka të ngjashme ka bërë dhe sulmuesi i PSG-së, Neymar.

Me rastin e Krishtlindjeve dhe pauzën e kampionatit në Francë, ai ka vendosur të organizojë një festë në shtëpinë e tij.

 

 
View this post on Instagram

 

A post shared by ene10ta Érre 🇧🇷 👻 neymarjr (@neymarjr)

Sipas raportimit të “O’Globo”, festa e organizuar nga ai ka zemëruar Brazilin. Sulmuesi, përveç aftësive të tij me topin, njihet dhe për festat e tij të shthurura, që shpesh herë kthehen dhe në skandale.

Këtë vit ai ka vendosur të ftojë plot 500 miq në harkun e pesë ditëve në shtëpinë e tij gjigante në vendlindjen e tij. “Synimi” i tij është që festa të zgjasë deri në natën e ndërrimit të viteve.

Neymar ka menduar dhe për fqinjët e tij, të cilët sigurisht do të shqetësoheshin nga zhurmat dhe për këtë gjë ai ka vendosur izolim akustik rreth shtëpisë. /abcnews.al