Fermerët e Myzeqesë protestuan përsëri për të tërhequr vëmendjen e qeverisë. Ata kërkojnë subvencionim të prodhimit në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat në çdo qytet të Shqipërisë.
Për të dytën herë brenda këtij muaji fermerët e Lushnjes kryen një marshim proteste. Tubimi nisi nga periferia drejt qendrës, duke u ndalur përballë institucioneve të pushtetit lokal.
Në thirrjet e tyre protestuesit kërkojnë subvencionim të prodhimit.
Ngritja e laboratorëve për analizat e tokës, rregullimin me ligj të tregtisë së prodhimeve bujqësore, vlerësim për produktet e humbura nga fatkeqësitë natyrore ishin disa nga kërkesat e tyre.
Nëse qeveria nuk reagon protestuesit paralajmërojnë përshkallëzimin e tyre në çdo qytet të Shqipërisë./abcnews.al