“Abc e Shëndetit”, korrigjimi i shikimit me lazer, kirurgu okulist: Ja kur duhet të kryhet

schedule09:52 - 31 Korrik, 2020

schedule 09:52 - 31 Korrik, 2020

I ftuar në “Abc-ja e shëndetit” ishte kirurgu okulist Nadon Qafa, për të folur për metodën më të shpeshtë për korigjimin e shikimit, Femto Lasik, e cila konsiderohet si më e sigurta për të trajtuar miopinë, hiperopinë dhe astigmatizmin.

“Lasik është metoda më e përdorshme në të gjithë botën por femto lasik është trend i fundit, sepse lasiku nënkupton se përpara që të realizojmë trajtimin me lazer duhet të krijojmë një kapak, shtresë të hollë të indit të kornesë që të realizojmë trajtimin me lazer. Për shumë vite ky kapak është realizuar nëpërmjet një metode mekanike.

Por kohët e fundit kohët e fundit ne nuk e përdorim këtë metodë por lazerin për të realizuar krijimin e këtij kapaku. Pra Femto Lasik nënkupton përdorimin e dy llojeve të laserave, një për të krijuar një kapak në sipërfaqen e kornesë dhe laseri tradicional  që bën korigjimin e numrit. Famto lasik nënkupton elimiminin e të gjithë numrave me minus deri në minus 10, deri me plus 6, dhe astigmatizmi deri në plus dhe minus 5.“, tha ai.

Kirurgu tha se ndërhyrjet kryhen mbi moshën 18-vjeç dhe për të ta realizuar këtë duhet të bëhen disa ekzaminime paraprake, për të parë nëse pacienti është i prekur nga sëmundje dhe infeksione kronike, apo ato të kornesë që mund të ndikojnë në kryerjen e operacionit me lazer.

“Syzet janë korigjimi më i shpeshtë i defekteve të përthyerjes së dritës por lasiku ka një moshë minimale 18-vjeç duke patur parasysh edhe disa kushte: të mos ketë ndryshuar numrin e syzeve të paktën për një paktën një vit, sëmundjet e syzeve nuk duhet të ekzistojnë dhe duhet që të kemi një ekzamimin paraprak për të përcaktuar nëse pacienti është kandidat i sigurtë për këtë ndërhyrje që duhet të bëhen përpara.”, shtoi ai.

Rikthimi i numrit pas disa viteve dhe nevoja për të kryer sërish ndërhyrjen, Qafa tha se mund të ndodhë pas moshës 40-vjeçare për shkak të ndryshimeve të vetë syrit. Në raste të tilla, ai tha se mund të trajtohet me disa lente të specializuara trifokale dhe multifokale.

“Në shumicën dërrmuese të rasteve kjo ndërhyrje është permanente, por ka edhe raste në varësi të numrave, kryesisht numrat e mëdhenj janë më të shpeshtë që duan një ndërhyrje të dytë. Shfaqen sepse vetë syri reagon në mënyrë të tillë që mund të rikthejë një pjesë të numrit pas disa viteve, por bëhet fjalë për 1 një përqindje të vogël dhe shumica dërrmuese e pacientëve tanë nuk kanë nevojë të vendosin më syze.“, shtoi ai.

Përsa i përket kryerjes së ndërhyrjes kur pacienti ka patologjinë e syrit të thatë dhe ai theksoi: “Vetëm nëse syri i thatë është patrologji dhe është në nivele rëndese të larta nuk kryhet femto lasik. Kjo metodë ka tendencë që javët e para të bëjë një tharje të syrit por kjo është e përkohshme. Në rastet kur një sy të thatë që lidhet me një sëmundje autoimune, e mira është që të mos bëhet ndërsa në rastet të syrit të thatë që lidhet me stilin e jetesës si përshembull punë në kompjuter mund të trajtohet së pari syri i thastë dhe më pas të kryhet ndërhyrja.“, tha ndër të tjera kirurgu. /abcnews.al/