“Fëmijët nuk e dinë akoma se babai nuk jeton më…”

schedule18:38 - 8 Tetor, 2019

schedule 18:38 - 8 Tetor, 2019

Familjarët e 35-vjeçarit shqiptar, Redian Abllanica, i cili humbi jetën në një aksident në Itali kërkojnë që të zbardhet e vërteta. Bashkëshortja e tij, Serena Luicietto ka thënë për mediat se duhet të kryhet autopsia.

“Na thanë se hetimet janë mbyllur, por ne duam që të kryhet autopsia. Duket gjithçka e çuditshme. Në asfalt janë akoma shenjat e frenimit. Duam të kuptojmë se çfarë ndodhi. Nuk do ta varrosim tim shoq deri sa ta kuptojmë se çfarë ndodhi”, tha ajo.

Aksidenti që i mori jetën Redian Abllanicës ndodhi në mëngjesin e 4 Tetorit në zonën e Bessica-s. Sipas asaj që shkruajnë mediat, i riu humbi kontrollin e skuterit tip “Yamaha Majesty 400” me të cilin udhëtonte dhe përfundoi në një rrethrrotullim.

Redian Abllanica

Shqiptari kishte qenë tek e ëma, e cila banonte në One di Fonte, ku edhe duhet të kishte kaluar natën në fakt, por zgjodhi të kthehej në banesën e tij. Kjo për shkak se ai donte të shoqëronte dy fëmijët, 3 dhe 6 vjeç, për në shkollë mëngjesin tjetër. Por fatkeqësisht nuk mbërriti kurrë në shtëpi.

“Fëmijët nuk e dinë akoma se babai nuk jeton më. Janë mësuar sepse shpesh ishte larg për punë dhe nuk dyshojnë asgjë. Unë jam takuar me një psikologe. Sëbashku vendosëm që ër të mirën e tyre, t’ia japim lajmin me qes, kur edhe unë ta kem marrë disi vetën”, ka thënë ajo për mediat./abcnews.al