“Fëmijët me COVID-19 nuk të infektojnë”, Basha: Rama ka humbur kontrollin ndaj pandemisë

schedule16:45 - 25 Nëntor, 2020

schedule 16:45 - 25 Nëntor, 2020

Lideri i Opozitës Lulzim Basha ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter” pas vendimit për mbylljen e pjesshme të shkollave.

Basha shprehet se kryeministri Edi Rama e ka humbur kontrollin e pandemisë, ndërsa shton se nuk ka asnjë plan për tu përballur me këtë situatë.

Kryedemokrati kujtoi se më herët kryeministri Rama ishte shprehur kundër mbylljes së shkollave dhe se fëmijët sipas tij nuk janë transmetues të COVID-19.

Por ditën e sotme Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, deklaroi vendimin për mbylljen e pjesshme të shkollave.

Lexo edhe: Manastirliu: Prej 1 dhjetorit të nisë mësimi i alternuar, online dhe në shkolla! Si do bëhet ndarja

Ajo bëri me dije se duke filluar nga 1 dhjetori Ministria e Arsimit duhet të aplikojë mësimin e alternuar për shkak të rritjes së rasteve më koronavirus.

Statusi i liderit të Opozitës Lulzim Basha:

Dje Rama deklaroi se nuk ka asnjë arsye për të mbyllur shkollat sepse “fëmijët nuk të infektojnë me koronavirus”. Ndërsa sot shpalli mbylljen e pjesshme të shkollave. Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë dhe as që ia ka idenë se çfarë duhet bërë. Rama nuk ka asnjë plan. Dhe pa plan, nuk mund ta fitosh luftën kundër pandemisë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që punon dhe merr vendimet e duhura për njerëzit, jo për qeverinë Rama që çfarë thotë sot, nuk thotë nesër!

/abcnews.al/