Fëmijët në dhomën ngjitur, si e mbyti shqiptari gruan në Greqi: Donte më linte, më shau nënën

schedule10:38 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 10:38 - 6 Dhjetor, 2021

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja nga krimi i rëndë në një familje shqiptare që tronditi Greqinë mbrëmjen e të dielës në Vlachiotis të Lakonisë. Nga sa mësohet në momentin e krimit dy fëmijët e mitur të çiftit 8 dhe 10 vjeç kanë qenë duke fjetur në dhomën ngjitur.

40-vjeçari shqiptar me iniciale X. F. nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa gruaja e tij nuk kishte bërë asnjë denoncim për dhunë në familje më parë.

Dëshmitarët thanë se çifti i cili jetonte në këtë fshat prej tre vitesh, ishin grindur ashpër me njëri tjetrin para ngjarjes së rëndë. Më pas 40-vjeçari e ka mbytur gruan me duar duke dalë nga shtëpia. Më vonë ai ka njoftuar policinë duke thënë me cinizëm: “Më siguri unë sapo mbyta gruan time”.

Kur policia mbërriti në shtëpinë e çiftit shqiptar e gjeti gruan pa shenja jete në shtrat ndërsa autori po qëndronte ulur pranë saj. 40-vjeçari i tha policëve se sherri mes tyre kishte nisur pasi ajo kishte dashur të ndahej prej tij. Sipas tij sherri kishte nisur pasi ajo i kishte sharë të ëmën.

“Isha i inatosur se më ofendoi. Të më thotë mua ajo për mamanë dhe të më shajë?! E kapa nga fyti dhe e mbyta.”.

Sipas mediave greke shqiptari kishte një xhelozi patologjike dhe ishte i bindur se gruaja e tradhtonte dhe këtë e ka pohuar edhe gjatë marrjes në pyetje një ditë më parë, direkt pas ngjarjes. m.v/Abcnews.al