Shqiptari vret gruan dhe njofton policinë: Ejani, se e mbyta me duart e mia

schedule08:37 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 08:37 - 6 Dhjetor, 2021

Një shqiptar ka mbytur gruan e tij në Greqi. Pas një debati në familje, 40-vjeçari me origjinë shqiptare, sipas mediave greke e ka mbytur gruan me duart e tij në orët e para të mëngjesit të së dielës. Ngjarja ka ndodhur në Lakoni.

Më pas ka qenë vetë shqiptari që ka njoftuar policinë se ishte ai që e vrau gruan 36-vjeçe. Trupi i viktimës u transportua në morg, ndërsa shqiptari u arrestua. Çifti ka dy fëmijë dhe punonin në bujqësi./ Abcnews.al