Febbrari: Rejës nuk i thashë dot “jo”, bujaria e shqiptarëve nuk më befason

schedule20:56 - 31 Mars, 2020

schedule 20:56 - 31 Mars, 2020

Giggi Febbrari, trajneri atletik i kombëtares shqiptare, ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku ka falënderuar shtetin shqiptar për ndihmën ndaj axurrëve, si dhe tregoi se nuk mund t’i thoshte “jo” ofertës së Rejës për të qenë pjesë e stafit të kombëtares kuqezi.

“Unë kam qenë trajneri atletik i kombëtares shqiptare për një vit”, tha fillimisht Febbrari për “Brescia Orggi”. Febbrari, i cili në Itali ka punuar me Brescia, Leçe, Cesena, Lumezzane, Chievo, Napoli, Lazio, Roma dhe Atalanta, ka pasur dhe eksperienca jashtë, me kroatët e Hajduk Split.

“Kur më kontaktoi Reja, me të cilin kam punuar për një kohë të gjatë, dhe më kërkoi që të isha pjesë e stafit të Shqipërisë, nuk mund të thosha jo. Kam gjetur njerëz të mirë në Shqipëri, që ju lënë të punoni, të cilët dinë të njohin se kush punon për të mirën e futbollit e kush jo”.

Febbrari i thuri elozhe dhe shtetit shqiptar, që çoi 30 mjekë e infermierë në drejtim të Italisë për të ndihmuar me Koronavirusin: “Jo, nuk jam i befasuar aspak nga bujaria e popullit shqiptar. Rrallë, në shumë vite të jetës time, kam parë një gjest njerëzor të tillë. Të qenit italian në Shqipëri është një vlerë e shtuar: ne jemi të admiruar, të respektuar, na dëgjojnë. Ata janë mirënjohës për ato që kemi bërë për ta në kohë vështirësish dhe kanë një respekt të madh për italianët”, tha mes të tjerash Febbrari./abcnews.al