Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Fatura që rritën vetë gjyqtarët/ Rama: Kërkojnë 130 milionë euro për shtesat nga 2023

schedule16:05 - 12 Shtator, 2026

schedule 16:05 - 12 Shtator, 2026

130 milionë euro do i kushtonin buxhetit të shtetit brenda një dite, vetëm rrogat e prapambetura të vetërritura që pretendojnë gjyqtarët e prokurorët.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një tabelë përllogaritëse, sipas së cilës, gjyqtarët e prokurorët do të merrnin në dorë miliona euro brenda ditës, në rast se ministri i financave dhe qeveria nuk do të prisnin parlamentin, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por do u jepnin gjyqtarëve e prokurorëve pagat e rritura, që pretendojnë se duhet të ishin rritur prej vitit 2023.

“Nuk kërkon vetëm rritjen e menjëhershme të pagave me 51% për gjykatësit, po edhe “të prapambeturat” që nga prilli 2023, sepse sipas tyre pagat duhet t’u ishin rritur që atëherë aq sa duan t’i rrisin vetë tani. Sa do të merrte çdo gjykatës personalisht në dorë nesër si shumë të prapambetur, sikur ministri i financave të shkelte ligjin dhe të shkonte pas berihajit të kësaj vendimmarrjeje ekstra-parlamentare.”

Ky reagim tjetër i kryeministrit Edi Rama vjen pasi Gjykata Administrative u rreshtua krah gjyqtarëve e prokurorëve duke pranuar kërkesën e tyre me sigurim padie, për të zhbllokuar vetë kalimin e pagave, të paktën për Gjykatën e Posaçme dhe Gjykatën e Durrësit.

Por kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar edhe më herët se asgjë nuk ndryshon, ndonëse gjyqtarët e prokurorët kanë shpallur vetrritjen e pagave me 51% për veten e tyre, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do të jetë parlamenti më 17 shtator që do të caktojë rritjen e pagave të gjyqtarëve e prokurorëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!