Fatmir Mediu në homazhet për George H.W. Bush: Mik i shqiptarëve

schedule16:29 - 5 Dhjetor, 2018

schedule 16:29 - 5 Dhjetor, 2018

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu mori pjesë në homazhet e zhvilluara në Kongresin amerikan në Uashington për presidentin George Herbert Walker Bush.

Kreu i republikanëve ka lënë edhe një shënim në librin e ngushëllimeve dhe ka shprehur mirënjohjen e shqiptarëve për presidentin që mbështeti luftën kundër komunizmit dhe vendosjen e demokracisë në Europën juglindore e në Shqipëri. Për herë të parë, presidenti Bush priti në Shtëpinë e Bardhë një president shqiptar, Sali Berishën.

Po ashtu Presidenti Bush i vendosi vijën e kuqe, Slobodan Milosheviçit në lidhje me Kosovën, ndërsa i biri, Xhorxh Ë. Bush mbështeti si President pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ishte reflektimi i kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në homazhet për presidentin Xhorxh Herbert Walker Bush./abcnews.al