Fati pritet të mungojë rreth dy muaj, sulmuesi nuk dëshiron të operohet

schedule15:33 - 25 Janar, 2022

schedule 15:33 - 25 Janar, 2022

Lojtari i Barcelonës, Ansu Fati është i dëmtuar dhe pritet të mungojë disa muaj. Nga ky dëmtim është i nevojshëm që sulmuesi të operohet, por ky i fundit nuk e dëshiron diçka të tillë.

Sipas “Mundo Deportivo”, 19-vjeçari nuk dëshiron që t’i nënshtrohet sërish operacionit dhe konsideron se alternativa më e mirë është të kryejë një trajtim konservativ për të trajtuar dëmtimin e muskujve në këmbën e majtë.

Talenti i Barcelonës do të duhet të ndalojë për të paktën dy muaj për t’u rikuperuar nga problemi. /f.a/abcnews.al