Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Farsa e 1996, “ Askush nuk kërkoi ndjesë!”/ Bejko: Precedenti i Berishës deformoi sistemin

schedule20:35 - 28 Maj, 2026

schedule 20:35 - 28 Maj, 2026

Sot mbushen 30 vite, nga 28 maji i 1996, një ditë që simbolizon fundin e pranverës, por atë ditë rezultoi shumë e errët për Shqipërinë dhe demokracinë, kur rrugët e Tiranës u lanë me gjak, nga dhuna shtetërore e policore, e një qeverie me emrin demokratike, por që 5 vite pas rrëzimit të komunizmit, riktheu hijen më të egër të atij regjimi.

Analisti Roland Bejko tha se precedentët e zgjedhjeve të vitit 1996 dhe 2001 kanë deformuar sistemin politik në Shqipëri dhe vijojnë të ndikojnë te mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore. Sipas tij, çdo shkelje që deformon rezultatin krijon pasoja afatgjata, ndërsa në vend ende nuk është arritur standardi i zgjedhjeve që pranohen nga të gjitha palët. Bejko shtoi se në shoqërinë tonë ekziston frika për të thënë të vërtetën dhe se kundërshtimi i mendimit shpesh kthehet në konflikt personal.

“Kur ndodhi kjo katastrofë, informacioni na ka ardhur se nuk është faji i PD-së, por i komisionerëve socialistë. Në momentin kur komisionerët u tërhoqën, nga mesnata erdhën kutitë e para ku PD dilte fituese.



Kur pamë pamjet e dhunshme nuk i kemi aprovuar. Këtu nuk ka kërkuar kush ndjesë as për zgjedhjet, si dhe as për komunizmin, zgjedhjet e 2001, ku u hoqën mandate nga gjykata. Çdo lloj shkeljeje që bëhet e që mund të prodhojë këto efekte, deformon sistemin. Ne na u prodhua 2001 dhe gjëra të tjera, ku ne ende nuk bëjmë dot zgjedhje në Shqipëri ku të pranojnë të gjithë rezultatin. Precedenti i ‘96 ka deformuar sistemin. Ne nuk kemi vrarë akoma frikën, para atij që kemi interes nuk themi dot të vërtetën. Kur ne kemi një lloj oponence mendimi, jemi të prirur ta kemi personale deri në asgjësim.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!