Farruk Sejdini: Nuk e kuptoj pse klubet shqiptare firmosin me trajnerë të huaj

schedule23:30 - 20 Qershor, 2019

schedule 23:30 - 20 Qershor, 2019

Ish-zëvendës trajneri i kombëtares, Farruk Sejdini e sheh me skepticizëm që klubet shqiptare firmosin me trajnerë të huaj. Sejdini mendon se trajnerët vendas përshtaten më shpejt me filozofinë e futbollit vendas.

Nënshkrimi i skuadrave shqiptare me trajnerët e huaj është kthyer në një trend rritje me dekadën e fundit. Ish-zëvendës trajneri i kombëtares shqiptare Farruk Sejdini mendon se ideja për të firmosur me trajnerë nga jashtë Shqipërisë është kthyer në një sindromë. Sejdini thekson për Abc News se Partizani nuk duhej të kishte firmosur me një trajner të huaj pasi skuadra është e kompletuar. Ish-trajneri tregon avantazhet dhe disavantazhet mes trajnerëve shqiptarë dhe atyre të huaj./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!