Familjarët i hoqën prizën e ventilatorit për të vënë 1 freskuese, humb jetën burri në Indi

schedule17:28 - 24 Qershor, 2020

schedule 17:28 - 24 Qershor, 2020

Të afërmit e një pacienti që dyshohet të ketë qenë i infektuar me koronavirus, i kanë hequr pa dashje prizën e ventilatorit duke u bërë kështu shkaktarë për vdekjen e tij.

Pacienti i paidentifikuar, një 40-vjeçar në spitalin Maharao Bhimsingh ishte shtruar në njësinë e kujdesit intensiv më 13 qershor pasi mjekët besonin se kishte Covid-19.

Dy ditë më vonë, sipas Indian Express, burri u vendos në izolim si masë sigurie pasi një pacient tjetër në njësinë e kujdesit intensiv rezultoi pozitiv për koronavirusin.

Më pas të afërmit e të sëmurit sollën e vete një freskuese në spital, pasi temperaturat ishin shumë të larta ndërsa ndërsa spitali i kishte fikur kondicionerët si përpjekje për të shmangur Covid-19.

Por, për të vënë freskuesen në punë, ata kishin shkëputur gabimisht nga priza ventilatorin që mbante gjallë të sëmurin.

Ventilatori kishte pasur baterinë, por të afërmit e të sëmurit nuk i njoftuan mjekët se e kishin hequr nga priza dhe për këtë arsye i sëmuri humbi jetën.

Bateria e ventilatorit u fik gati 30 minuta pasi ishte hequr nga priza pajisja ndërsa të afërmit e të sëmurit kërkuan ndihmën e mjekëve, por për 40-vjeçarin ishte tepër vonë. Për rastin në fjalë është duke u hetuar më tej në spital. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!