Familja shqiptare ndalohet në Mal të Zi, transportonte 28 kg marijuanë

schedule13:45 - 10 Qershor, 2018

schedule 13:45 - 10 Qershor, 2018

Një familje shqiptare është ndaluar në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë pasi agjentët e sigurisë kufitare zbuluan 53 pako me marjuanë në makinën e tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat kroate. Shoferi 41-vjeçar, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët, të gjithë nga Shqipëria, tentuan të kalonin kufirin duke trafikuar 28 kilogramë marjuanë.

Por agjentët ndaluan makinën për shkak të aromës së fortë të marjuanës që vinte nga mjeti. Ata më pas zhvillon një kontroll të imtësishëm dhe zbuluan që droga ishte fshehur poshtë sediljes së shoferit dhe pasagjerëve./abcnews.al