Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Falja e Kurban Bajramit / Besimtarët myslimanë falin namazin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

schedule07:10 - 27 Maj, 2026

schedule 07:10 - 27 Maj, 2026

Besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam.

Në Shqipëri, mijëra besimtarë u mblodhën në orët e para të mëngjesit në sheshin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, por dhe qytetet të tjera të vendit,  ku falën Namazi i Kurban Bajramit nën organizimin e Komuniteti Mysliman të Shqipërisë, (KMSH).

Ceremonia u shoqërua me mesazhe paqeje, solidariteti dhe harmonie mes njerëzve. Udhëheqësit fetarë apeluan për më shumë mirëkuptim, ndihmë ndaj njerëzve në nevojë dhe forcim të vlerave familjare e shpirtërore.



Pas faljes së Namazit, besimtarët shkëmbyen urime për festën, ndërsa shumë familje vijojnë traditën e therjes së kurbanit dhe ndarjes me të afërmit dhe familjet në nevojë. Festa e Kurban Bajramit simbolizon sakrificën, devotshmërinë dhe bamirësinë në fenë islame.

Abc News uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Festën e Kurban Bajramit!/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!