Facebook “rrëzon” fushatën e Donald Trump, i bllokon reklamat

schedule11:49 - 6 Mars, 2020

schedule 11:49 - 6 Mars, 2020

Facebook  të enjten hoqi reklamat nga fushata e rizgjedhjes së Presidentit Donald Trump sepse reklamat shkelnin politikën e kompanisë kundrejt keqinformimeve mbi anketimin e qeverisë.

Reklamat, të cilat vijnë nga faqet e Presidentit Republikan dhe Zëvendës Presidentit Mike Pence, kanë lidhje me një studim të një faqe zyrtare të fushatës dhe me një faqe që kërkonte donacione.

“Ne kemi nevojë për Amerikanët Patriotë si JU për t’iu përgjigjur këtij anketimi kështu që ne mund të zhvillojmë një strategji fituese për SHTETIN TUAJ,” thuhet në reklamë.

 

Mbrojtësit e të drejtave civile thanë që ata e shtynë Facebook-un që të hiqte reklamat dhe Facebook konfirmoi duke i rishikuar edhe njëherë ato shkruan Reuters

Kompania e mediave sociale, e cila ka lejuar politikanët që të bëjnë reklama mashtruese, tha në dhjetor se do të ndalojë reklamat që synojnë të kufizojnë pjesëmarrjen në anketimin e SHBA, nga e cila zyrtarët dhe ligjvënësit kanë frikë se mund të ketë keqinformime që synojnë të prishin anketimin.

Të enjten, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi, tha se një demokrat, reagoi ashpër ndaj Facebook para se të vendoste të hiqte reklamat.

“Unë e di se motivi i fitimit është modeli i tyre i biznesit. Por nuk duhet të vijë me koston e llogaritjes se kush është në vendin tonë, në mënyrë që të mund t’i ofrojmë shërbimet dhe pjesën tjetër, “tha Pelosi, në një konferencë për shtyp.

Fushata Trump dhe Byroja e Regjistrimit nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese të Reuters për  të komentuar mbi këtë ngjarje.

Anketimi i 2020  ishin si një rrufe politike kur administrata Trump njoftoi planet në vitin 2018 duke pyetur të anketuarit nëse ata ishin qytetarë amerikanë. Masa, e cila u bllokua nga Gjykata Supreme e SHBA, u kritikua nga disa shtete dhe grupe civile të cilët thanë se pyetja kishte për qëllim të pengojë emigrantët nga pjesëmarrja dhe të ndihmojnë republikanët të fitojnë vendet në Kongresin amerikan.

Anëtarët e Komitetit për Mbikëqyrje i shkruajtën të enjten një letër Komitetit Kombëtar Republikan, duke kërkuar që ai të ndalojë dërgimin e informacioneve që ngjajnë me dokumentet zyrtare të regjistrimit, duke cituar raportet e lajmeve për mbledhësit  fondeve të dërguara nga RNC.

“Këta janë plotësisht në përputhje me ligjin, janë si një kërkesë për mbledhjen e fondeve nga Komiteti Kombëtar Republikan, dhe në asnjë mënyrë nuk ngjajnë me regjistrimin zyrtar të qeverisë” tha një zëdhënëse e RNC./abcnews.al