Gazetarja Habi Hoxha komentoi zhvillimet e fundit politike në Kosovë duke thënë se vendi po kalon një periudhë lodhjeje nga proceset e shpeshta zgjedhore, duke theksuar mungesën e stabilitetit politik dhe të një qeverie të besueshme.
Sipas saj, rezultatet e exit poll-eve të fundit tregojnë ndryshime në mbështetjen për partitë kryesore në vend.
Lëvizja Vetëvendosje rezulton me 42.3 për qind të votave, duke shënuar rënie nga 51 për qind në zgjedhjet e mëparshme. Sipas Hoxhës, kjo tregon një ulje të besimit të qytetarëve në aftësinë e Kurtit për nxjerrjen e vendit nga kriza.
“ Kosova është e lodhur nga zgjedhjet e fundit. Nuk janë prodhuar stabilitet politik apo një qeveri serioze dhe e besueshme. Rezultatet e exit polleve të fundit për VV 42.3 për qind kanë një rënie të mbështetjes nga 51 për qind.
Qytetarët nuk i besojnë më Kurtit për nxjerrjen nga kriza. Për PDK ka votëbesuar 21.6 për qind. Pjesëmarrja është e ulët, 31.27 për qind. Për LDK, 17.3 për qind, Aleanca 6.8 për qind.”


