Everton ambicioz dhe “pa frena”, tentohet goditja e dyfishtë nga Reali

schedule23:42 - 3 Prill, 2020

schedule 23:42 - 3 Prill, 2020

Carlo Ancelotti e ka shprehur gjithmonë se projekti i Everton është shumë ambicioz. Trajneri italian beson fort që do e çojë në nivele të larta skuadrën nga Liverpuli. Ai e ka të qartë që duhet blerje cilësore për diçka të tillë dhe zgjidhja vjen nga Real Madrid.

James Rodriguez mbetet i preferuari i madh, Ancelotti e kërkoi gjithë verën e kaluar te Napoli dhe ka programuar një videokonferencë me të për ta bindur që të transferohet në Premier.  Por, jo vetëm fantazisti kolumbian.

Marca raporton se Ancelotti dëshiron edhe Gareth Bale, me të cilin punoi gjatë kohës që drejtonte Realin. Trajneri i ka kërkuar drejtuesve një sforco ekonomike për të arritur te këta dy lojtarë. 60-vjeçari tregon për L’Equipe se sa kohë duhet që lojtarët të jenë gati për rinisjen e kampionatit.

 

Ancelotti, Bale dhe Modric

 

Një minifazë është e nevojshme dhe ajo duhet të zgjasë 15 ditë. “Lojtarët mund ta marrin veten fizikisht për 15 ditë. Qëndrimi pa ndeshje dhe pa stërvitje është i gjatë, por nuk mendoj se atletë të këtij niveli do të kenë vështirësi për të luajtur një ndeshje pas 7-8 javësh pushim.

Sigurisht që nuk do të jenë në 100%, por lojtarët e kanë kapacitetin për të luajtur, nuk ka fare dyshime. Mos të harrojmë që të gjithë skuadrat do të jenë në të njëjtat kushte fizike”, përfundon Carlo Ancelotti. /abcnews.al