EUROSTAT: Shqiptarët, populli më jetëgjatë në rajon

schedule14:50 - 26 Korrik, 2019

schedule 14:50 - 26 Korrik, 2019

Shqiptarët, sipas një vlerësimi të bërë nga Eurostat, konsiderohen si populli më jetëgjatë në rajon. Parashikimet e jetëgjatësisë shkojnë deri në moshën 78-vjeçare, ndërsa në raport me vendet e Bashkimit Europian, Shqipëria shkon në fund të listës. Në Europë, Spanja kryeson me moshën më të lartë të jetëgjatësisë.

Shqiptarët, sipas një vlerësimi të bërë nga Eurostat, janë klasifikuar mes popujve me jetëgjatësi më të madhe, krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Sipas raportit të Eurostat, mesatarisht, popullisa shqiptare pritet të ketë një jetëgjatësi deri në moshën 78-vjeçare, ndërsa femrat 4 vite më shumë.

Në fund të listës për jetëgjatësinë në rajon, renditen Bullgaria dhe Rumania, ku është vlerësuar se popujt në këto dy vende jetojnë deri në moshën 75- vjeçare.

Por pavarësisht, epërsisë në rajon, në vlerësimin e bërë për vendet e Bashkimit Europian, Shqipëria bie nga froni. Pritshmëria e jetëgjatësisë në vendet europiane, është 83 vjeç për gratë dhe 78 vjeç për burrat. Në Europë, Spanja kryeson me pritshmërinë për të jetuar në moshën 83.2- vjeç, më pas renditen Zvicra dhe Italia dhe Qipro dhe Franca, ku jetëgjatësia e popullsisë varion mbi 82 vjeç. Sipas Eurostat, një nga shkaqet për rritjen e jetëgjatësisë është lumturia. /ABC News Albania 24/7