“Europianët” e Superiores në fushë sot, nesër spikat Shkëndija-Laçi

schedule14:26 - 24 Qershor, 2021

schedule 14:26 - 24 Qershor, 2021

Katër klubet e Superiores, që marrin pjesë në kupat e Europës, vijojnë programin e tyre të ndeshjeve miqësore dhe sot pritet të zbresin në fushë tre prej tyre.

Partizani e ka derbi me Strugën, ndeshje që luhet prej orës 17:30 në qytetin e Strugës. 30 minuta më pas luajnë Vllaznia dhe Teuta.

Shkodranët përballen me Sutjeskën në Zllatibor të Serbisë, kurse durrsakët ndeshen me Sileksin. Nesër luan edhe Laçi, që sfidon Shkëndijën kampione të Maqedonisë së Veriut prej orës 17:30. /abcnews.al